Përforcimi i nëntë për Kukësin

by admin
Spread the love

Tjetër goditje e Kukësit në merkato. Verilindorët kanë përforcuar sulmin me Nicolai Solodovnicov, 23-vjeçarin moldav që vjen nga skuadra FC Floresti.

Ish-lojtari i Moldavisë U21, shënoi 7 gola në fazën e parë të kampionatit me ekipin e tij.

Gjatë vitit 2023, Solodovnicov regjistroi 25 ndeshje në total me Florestin, duke shënuar 17 gola dhe dhuruar 5 asiste.

Sulmuesi ishte pjesë e Sfintul Gheorghe në dy përballjet e Conference League kundër Partizanit (2021). “Demat” u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 8-4, ndërkohë që Solodovnicov ndëshkonte dy herë ekipin shqiptar.

Tani zbarkon në Superiore me misionin për të ndihmuar skuadrën e Stavri Nicës të sigurojë mbijetesën me golat e tij.

Ky është përforcimi i nëntë në merkaton dimërore për Kukësin, që më parë ka firmosur me emra si Redon Dragoshi, Alexandro Talento, Ryan Felipe, Stefane Abara, Kristjan Rroku, Melos Zenunaj, Geri Selita dhe Kleandro Lleshi.

You may also like