Përfaqësuesja e Kosovës niset për në Greqi

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë rrugën për në Greqi për të zhvilluar ndeshjen kualifikuese në kuadër të Kupës së Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

Dardanët tashmë kanë hipur në aeroplan, derisa Federata e Futbollit të Kosovës ka sjell edhe pamje të lojtarëve që po hipnin në të.

Pjesë e këtij udhëtimi me lojtarët e Kosovës është edhe gazetari ynë, Betim Zeqiri, që do na sjell detaje nga çdo gjë që zhvillohet në Athinë.

Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës do të luhet nga ora 20:45 të dielën e kësaj jave, e që ëndrra për të kaluar tutje tashmë fatkeqësisht është shuar.

Kosova është në Grupin B me katër pikë, derisa Spanja është lider me 16, Suedia me 15, Greqia me nëntë, Gjeorgjia me shtatë sosh.

You may also like