Përfaqësues të EUBC në vizitë zyrtare në FBMV delegacionin e priti kryetari Faton Salihu – Shqip

by admin
Spread the love

Përfaqësues të lartë nga Federata Evropiane boksit dje kanë qëndruar në vendin tonë, ku janë pritur nga kryetari  i Federatës së Boksit të Maqedonisë Veriut, Faton Salihu.

Delegacioni i Federatës Evropiane të Boksit, në përbërje , Dr. Ioannis Philipatos, Supervizorja e Evropës, Sima Viorel Rodbun dhe Gabriele Martelli, instruktore e IBA, kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Federatën e Boksit të Maqedonisë së Veriut.

Në komunikatën e  publikuar në faqen  zyrtare të Federatës së boksit pos tjerash thuhet se përfaqësuesit e Federatës të Boksit Europian, janë zotuar të ofrojnë mbështetje të vazhdueshme për Federatën Kombëtare të Boksit, duke përfshirë organizimin e Kampionatit Ballkanik në Maqedoninë e Veriut dhe një kampionati evropian, si dhe trajnimin dhe licencimin e trajnerëve dhe gjyqtarëve”.

Kjo vizitë e përfaqësuesve të lartë të boksit evropian në Maqedoni paraqet një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe promovimit të boksit në vendin tonë – thanë nga Federata e Boksit.

Sipas tyre, ky partneritet krijon kushtet e nevojshme për zhvillimin dhe suksesin e sportistëve tanë në skenën ndërkombëtare.

You may also like