Me sezonin që po zhvillon skuadra e Inzaghit, interesat e klubeve të mëdha të Europës janë përqendruar te lojtarët zikaltër.
Emri është ai i Denzel Dumfries, një prej lojtarëve në rrezik për sezonin 2024/2025. Kjo është për shkak të një rinovimi të kontratës që është shumë larg, falë një negociate që duket se ka ngecur.
Distanca midis ofertës dhe kërkesës është ende shumë e madhe.
Siç raporton Calciomercato.it, pa rinovim në verë Dumfries është i destinuar të largohet nga Interi, me Marotta dhe Ausilio të gatshëm për të dëgjuar ofertat.
Sipas asaj që raporton ‘fichajes.net’, në fakt presidenti i Real Madridit është gati të bëjë një ofertë për Dumfries. Një propozim për të marrë një mbrojtës krahu që do ta bënte edhe më të fortë skuadrën e Ancelottit.
Holandezi është ndjekur nga Reali që në kohën te PSV Eindhoven dhe vitet e tij tek Inter kanë treguar se ai mund të performojë mirë edhe në një kampionat të komplikuar si ai italian.
Kjo është arsyeja pse Reali është gati të hidhet në sulm dhe të përpiqet të rrëmbejë Dumfries nga Interi verën e ardhshme. Pa rinovim do të jetë lamtumirë, Madridi mund të jetë destinacioni i duhur.