Përditësohet ranglista botërore e CS:GO pas turneut IEM Katowice

by admin
Spread the love

Faqja më e madhe për CS:GO, HLTV ka përditësuar ranglistën botërore pas përfundimit të turneut IEM Katowice, i cili përfundoi me fitore të ekipit G2.

G2 pas dy turneve të fituar radhazi vazhdon ta mbaj vendin e parë në renditjen botërore të CS:GO, duke e lënë pas ekipin Heroic të cilët i mposhtën në finalen e IEM Katowice.

Liquid ka kaluar në vendin e tretë, duke ja zënë vendin ekipit FaZe që mbajnë vendin e katërt.

Më së shumti përmirësime ka pasur ekipi amerikan Complexity të cilët janë ngritur tetë pozita dhe tani mbajnë vendin e dhjetë.

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka rënë një pozitë më poshtë se herën e fundit, duke u renditur në vendin e 21 –të.

Ngjarja IEM Katowice ishte turneu i parë i madh i cili u mbajt në LAN, dhe viti 2023 pritet të jetë me konkurrencë më të madhe se kurrë.

Më poshtë i gjeni 20 ekipet më të mira të CS:GO për momentin:

1.G2
2.Heroic
3.Liquid
4.FaZe
5.Na’Vi
6.Vitality
7.Outsiders
8.OG
9.fnatic
10.Complexity
11.MOUZ
12.Spirit
13.Cloud9
14.BIG
15.FURIA
16.Astralis
17.NIP
18.ENCE
19.IHC
20.SAW

You may also like