Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes spektakolare të 5 dhjetorit, Big Brother VIP Kosova po vazhdon të na surprizojë

by admin
Spread the love

Madhështia e programit të netëve Prime do të jetë edhe më e madhe falë panelit të opinionistëve, një prej të cilëve është blogeri nga Shqipëria, Olti Curri.

Por, karrigia tjetër e opinionistes është rezervuar enkas për një nga femrat më të bukura dhe më seksi në trojet shqipfolëse.

Po, pra besoj e kuptuat se për kë bëhet fjalë! Është Afërdita Paqarada!

Ish-Missi i parë i Kosovës, vajza që theu akujt dhe tabutë e kohës duke sfiluar me bikini që në vitin 1990, Afërdita Paqarada do të jetë e pranishme në cilësinë e opinionistes në çdo Prime të Big Brother VIP Kosova.

Paqarada e Curri do të shprehin mendimet e tyre mbi banorët, sjelljet dhe ngjarjet që ata krijojnë brenda hapësirave të shtëpisë si dhe çdo detaj tjetër rreth formatit në përgjithësi.

Big Brother VIP Kosova fillon transmetimin nga 5 dhjetorit ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion.

 

Lexo lajme interesante

You may also like