Percassi: Gosens na ka dhënë shumë, e meritonte transferimin te Interi

by admin
Spread the love

Robin Gosens tek Interi është një nga goditjet surprizë të javës së fundit të merkatos në Serie A. Anësori gjerman, pas vizitave mjekësore, do të ndryshojë skuadër duke kaluar nga Atalanta tek Interi.

“Gosens na ka dhënë shumë. Kishte ambicie të shkonte në një klub të madh dhe e ka merituar plotësisht. Ne do të vazhdojmë përpara njësoj, pasi jemi të mbuluar në atë rol”, ka thënë administratori i deleguar i skuadrës nga Begamo.

“Ishte një mundësi që ne duhet t’ia jepnim sepse i ka dhënë shumë Atalantës. Mund të vijë ndonjë përforcim, por jemi të mbuluar në atë rol”, ka thënë Luca Percassi. / Oversport.tv

You may also like