Përbetime për derdhje gjaku në Kosovë – Shqip

by admin
Spread the love

Rreth 100 persona të mbledhur në pikën kufitare në Jarinje, në mes të Serbisë dhe Kosovës, rreth orës 14:10 e depërtuan kordonin e parë të policisë serbe, i cili ndodhej disa qindra metra larg vendkalimit.

Sipas agjencisë Beta, ata u ndaluan para pikës kufitare nga një kordon i ri policie me pajisje për prishjen e demonstratave me mburoja dhe helmeta.

Ka pasur një tjetër përleshje me policinë, e cila ka përdorur disa herë shkopinj, por situata është qetësuar shumë shpejt.

Tubimi “Zbor na Jarinja”, i thirrur nga disa organizata, mes tyre edhe “Patrulla Kombëtare”, ka nisur rreth orës 13:00, me qëllim që “të heqin qafe kufijtë e imponuar dhe marrëveshjet tradhtare”.

Protesta në anën serbe të pikës kufitare Jarinje përfundoi pak pas orës 15:00 dhe të mbledhurit thanë se “presioni” do të vazhdojë nga Beogradi dhe se “nëse derdhet gjak do të jetë edhe në Kosovë”.

Serbët në veri të Kosovës për të nëntën ditë po protestojnë te barrikada, ndërsa pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë të mbyllura, nën kontrollin e Policisë së Kosovës. /tesheshi.com/

 

 

 

Lexo lajme interesante

You may also like