Përballje interesante në Kategorinë e Parë, kalendari i javës së pestë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Do të rikthehet në fundjavë Kategoria e Parë, që do të zhvillojë ndeshjet e javës së 5-të të kampionatit. Kjo javë do të luhet e ndarë në dy ditë: të shtunën dhe të dielën.

Të shtunën do të luhen 6 sfida të kampionatit, ku spikat përballja mes Lushnjës dhe Flamurtarit, që do të luhet në orën 12:30 dhe do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo.

Tërbuni-Apolonia apo Besa-Korabi janë disa nga sfidat interesantë të kësaj ditë në Kategorinë e Parë.

Java e 5-të do të mbyllet të dielën në orën 12:30 me sfidën Dinamo-Besëlidhja që do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo.

Kujtojmë që pas 4 javëve, janë Dinamo, Korabi dhe Tërbuni skuadrat që kryesojnë renditjen në kuotën e tetë pikëve. / Oversport.tv

You may also like