Përballja ndaj Salzburg, Pioli nuk ka shumë dyshime për formacionin e Milanit

by admin
Spread the love

Milani po zhvillon përgatitjet e fundit në Milanello përpara transfertës në Champions përballë Salzburg. Pioli duhet të bëjë llogaritë sërish pa Ante Rebic që nuk është stërvitur me ekipin dhe për këtë arsye nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën në Austri.

Por nëse mungesa është një dhimbje koke për Piolin, nga ana tjetër ia lehtëson disi situatën fakti se formacionin e ka pothuajse të përgatitur, përveç një balotazhi. Ende nuk është vendosur se kush do të jetë lojtari që do të mbulojë pozicionin e trekuartistit, ku ka një duel midis Brahim Diaz dhe Charles De Ketelaere. Belgu megjithatë është favorit.

Siç e tha dhe vetë trajneri kuqezi, nuk ka për qëllim që të bëjë shumë ndryshime në formacion ku Messias preferohet më shumë se Saelemaekers. Rafael Leao dhe Olivier Giroud janë të paprekshëm njësoj si mesfusha, mbrojtja dhe porta.

Kështu, në këtë sfidë Pioli shkon me ide të qarta dhe formacioni është pothuajse i përfunduar. Rotacioni ndërkohë pritet sfidën tjetër në kampionat përballë Sampdorias ku mund të luaj nga minuta e parë Origi, si dhe mund të shohim në fushë afrimet e reja Vranckx e Sergino Dest. /oversport.tv

You may also like