Për zotin, s’e dija që 3 pije do më bënin tapë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një natë më parë, aktorja e njohur Olta Gixhari u shfaq e dehur dhe përdori një fjalor banal kundrejt Luizit. Mirëpo, ditën e sotme, aktorja u shfaq e penduar dhe i kërkoi falje publikut të gjerë për fjalët e përdorura.

Ajo tha se një natë më parë u deh në shtëpinë e Big Brother, ndërsa tha se se edhe pse e di që kjo gjë nuk lejohet në një format të tillë, u bë tapë me tre pije.

“Publik i dashur me gjithë sinqeritetin, dje ishte nata e parë që unë u deha në Big Brother. Ju kërkoj shumë ndjesë nëse kam bërë ndonjë gabim edhe pse nuk besoj.

Në një format të tillë televiziv, nuk lejohet por për Zotin më falni dhe ju kërkoj ndjesë po nuk e dija që 3 pijë do më bënin tapë.”- tha Olta.

You may also like