‘Për zotin e madh, nëse del Kiara, unë heq dorë dhe dal direkt’, Luizi ‘presion’ produksionit?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luiz Ejlli është pa asnjë diskutim kryefjalë e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP. Këngëtari i njohur, i cili është bërë pjesë e shtëpisë që nga dita e parë, ka fituar zemrat e publikut të gjerë dhe shihet edhe si një shembull edhe nga shumë të rinj e të reja.

Që pas momentit që ai konfirmoi lidhjen e tij me moderatoren Kiara Tito brenda shtëpisë së Big Brother VIP, këngëtari është shprehur se qëndrimk i tij në shtëpinë e “Big Brother VIP” varet nga ajo. Që do të thotë se nëse eliminohet moderatorja, edhe ai do të largohet me të.

Këtë Luizi e ka shprehur edhe së fundmi, në një bisedë me Oltën dhe Maestron, të cilët e kanë konsideruar si një deklaratë që i ushtron presion publikut për të mbajtur Kiarën në shtëpi. Madje, Olta u shpreh se në rast se do i jepet mundësia e Kutisë së Pandorës, Kiara-Luiz-Qetsor, mund të jetë një nga kombinimet e saj për nominim.

“Unë të siguroj që nëse dal unë, del edhe Kiara direkt pas meje. E lë vetë lojën. Nuk ka lidhje përballimi i lojës, unë e kam thënë që luaj me shpirt, ajo më jep forcë. Unë nëse shkoj në finale, ose shkoj me Kiarën ose nuk shkoj fare. Nëse del Kiara, unë heq dorë direkt. Nëse del Kiara që nesër, dal edhe unë. Po të bëj be Për Zotin e Madh”, tha Luizi.

You may also like