Për vdekjen e komentatorit shqiptar shkruhet edhe në Serbi, kujtohet si mbështetës i Crvena Zvezdës

by admin
Spread the love

Komentatori dhe gazetari shqiptar, Kosta Grillo ka humbur jetën si pasojë e infektimin me COVID-19.

Grillo ishte i infektuar tash e sa kohë me virusin famë keq, ndërsa sot ka humbur betejën me të në një nga spitalet në Turqi.

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe medium serb “Pink.rs”, përcjell Demokracia.com.

Mediumi serb e kujton Grillon si mbështetës të klubi serb, Crvena Zvezdës dhe njeri që e donte Serbinë.

“Humbet beteja me koronën!. Komentatori legjendar i sportit vdes, luftoi me javë me virusin: Ai e donte Serbinë dhe mbështeste Zvezdën”, ishte titulli i mediumit serb “Pink.rs”.

Për vdekjen e Grillos kanë reaguar edhe shumë personalitete të sportit shqiptar dhe jo vetëm.

Grillo ishte ndër komentatorët më të mirë në Shqipëri, derisa kishte komentuar shumë ndeshje të mëdha të Kombëtares së Shqipërisë.

You may also like