Për shkak të temperaturave të larta, gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç janë të liruar nga puna

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Për shkak të valës së të nxehtit sot dhe nesër në vend, gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç janë të liruar nga detyrat e punës, fëmijët në çerdhe nuk lejohen të bëjnë aktivitet fizik nga ora 11:00 deri në orën 17:00, privati, sektori duhet të organizojë orarin e punës në mënyrë që të mbrojë punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në dielli, ndërsa rekomandohet të shmanget qëndrimi në natyrë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Këto rekomandime janë miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë pasi DPHM-ja ka njoftuar institucionet se sot dhe nesër territori i gjithë vendit do të preket nga temperaturat e larta – faza portokalli.
Temperaturat do të jenë mbi 35 gradë në shumicën e vendeve, ndërsa mbi 40 gradë në zonat juglindore.


You may also like