Për qerpik, vetulla e thonjë

by admin
Spread the love

Arbenita dhe Ernesa janë mike, profesioniste të dëshmuara dhe bashkëpuëtore në biznes, që i kanë bashkuar forcat për të sjell të bukurën dhe estetikën në një vend, në një sallon që e udhëheqin të dyja, e ku ofrohen shërbime ekskluzive. “Arbenita Lashes” dhe “Ernesa Nails”, janë gjithmonë aty, gati për ta bërë më të mirën për klientet e tyre të shumta që vizitojnë studion e tyre të këndshme, e ku përherë ndihen komode.

“Arbenita Lashes”, për qerpikët që keni ëndërruar

Arbenita Lashes” është një nga profesionistet më të njohura për qerpik, me disa vite eksperiencë në mbjelljen e qerpikëve me metodat më inovative, moderne dhe efikase.

Siç dihet, “Lash extension”, apo mbjellja e qerpikëve është metoda më trend që po kërkohet nga femrat e të gjitha moshave.

Tek “Arbenita Lashes”, kuptojmë se procedura e mbjelljes së qerpikëve zgjatë varësisht nga lloji që kërkon klientja. Klientet mund të zgjedhin mes “Classic Lashes”, që zgjatë 1:30 minuta deri në 2 orë. Jetëgjatësia e tyre në qerpikët normal është deri në gjashtë javë, por duhet pasur parasysh që qerpikët tanë natyral rigjenerohen çdo 3 javë, andaj këshillohet rimbushje pas 3-4 javësh.

Kurse, “Lashlifting”, apo lakimi i qerpikëve natyral është metodë e cila zgjatë 45 min dhe një trajtim i vetëm bënë që qerpikët e klienteve të duken më të gjatë për 6 deri në 8 javë dhe dhurojnë një pamje befasuese dhe efekt “wow”.

Gjitjashtu, Arbenita bënë edhe “Browlamination”, që është një proces i ristrukturimit të fijeve të vetullave për ti mbajtur ato në formën e dëshiruar. Është tretmani ideal për te gjitha ato që dëshirojnë vetulla të përsosura dhe me pamje të krehur.

Dhe, pyetja është se ku dhe si bëhen terminet? Kuptojmë se terminet mund ti bëni përmes Instagramit ArbenitaLashes ose në numrin kontaktues +38345514015. Studio gjendet në Prisntinë, në “Dardani” tek Agjensionet Turistike.

“Ernesa Nails”, e dëshmuar në punën me thonjë

Ernesa Nails”, ofron një punë të shkëlqyer në mbjelljen e thonjëve, që mbetet një shërbim tejet i kërkuar vitet e fundit dhe është bërë pjesë standarde e mirëmbajtjes dhe estetikës nga ana femërore. Ernesa është e njohur për manikyr dhe pedikyr perfekt.

Nail artisja, na tregon se mbjellja e thonjëve ka qenë vetëm një hobi për të, por që në monentin që nisi ta praktikinte dhe klientet u ndanë të kënaqura, e shndërroj në profesion. Po bëhen vite që ajo merret me këtë profesion që kërkon përkushtim, delikatesë dhe ide kreative.

“Ernesa Nails”, na tregon se procedura e mbjelljes së thonjëve zgjatë rreth një orë, ani pse kjo varet edhe nga lloji i dizajnit të kërkuar nga klientet. Po ashtu në studio ofrohen edhe procedura me vetëm 40 minunta dhe kjo varet edhe nga përzgjedhja e klienteve. Qëndrueshmëria e thonjëve është 3 deri në më shumë se 5 javë, varësisht nga thonjët natyral dhe ruajtja e atyre të mbjellurve.

Ernesa Nails”, punën e realizon me shumë dëshirë e vullnet dhe në përputhje me kërkesat e klienteve, sado specifike që të jenë ato.

Për termine tek “Ernesa Nails”, ju mund të kontaktoni në faqen e Instagramit Nailsbyernesa dhe në numrin kontaktues 045 587-219. Studio gjendet në Prisntinë, në “Dardani” tek Agjensionet Turistike.

Më të mirat në një vend, “Arbenita Lashes” dhe “Ernesa Nails”.


You may also like