Për pak del zbuluar, moderatores shqiptare i ndodh e papritura në skenë

by admin
Spread the love

Siç është traditë, natën e ndërrimit të viteve, në ekranin e ‘Top Channel’ u transmetua ‘Portokalli’ në moderimin e Fjoralba Ponarit dhe Salsano Rrapit.

Mirëpo krahas skeçeve, humorit, muzikës e momenteve të bukura, ka patur dhe ‘incidente’. Këtë e ka treguar vetë moderatorja, pasi ia kanë vënë në dukje ndjekësit. Në një bisedë me ta në Instagram ajo shpjegoi çfarë ka ndodhur duke publikuar edhe videon e sikletshme, për ata që nuk e kishin kuptuar situatën.

Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar, për fat të keq, nga makeupi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky’, shkruan Fjoralba.

Në video moederatorja shihet e sikletosur teksa mban me dorë fustanin që mos i dalë gjoksi zbuluar. Ndërsa Salsano që e kuptoi situatën, nisi ta ngacmojë dhe për ta kaluar sikletin me një batutë Fjoralba shprehet: ‘Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër’.

You may also like