Për një vit për Istogun i kam sjell 16 milionë projekte

by admin
Spread the love

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, deklaron se për një vit i ka sjellë 16 milionë projekte për Istogun. Ai i ftuar në emisionin Edicioni Zgjedhor të Klankosovës, tha se me kërkesë të tij janë nxjerrë 400,00 euro për tu ndërtuar palestra sportive në Istog, të cilat sipas tij janë keqpërdorë.

“Tokë Istogu ka boll, do tua jap krejt infrastrukturën, krejt çka kanë nevojë, në mënyrë që ata (bizneset në Istog) me marrë dhe me punësu njerëz, në bashkëbisedim janë zotu të gjithë dhe kam mbërri deri në 650 vende të punës, me ato çka kanë kërkuar që do të jua mundësojë bizneseve në Istog, që me i punësu 650 të ri dhe të reja në punë, po ashtu komunën e Istogut ka me udhëheqë me të rinj e te reja.”

Kandidati për të parin e Istogut  thotë se do t’i subvencionojë lindjet, natalitetin në Istog, me 250 ose 300 euro. Ai zotohet edhe se do të krijojë ekipe të kujdesit shëndetësorë që do t’i kontrollojnë në shtëpi qytetarët e Istogut.

“Punësim i të gjithë të diplomuarve në mjekësi, vendosje e sistemit informativ mjekësorë në komunë, kartelë shëndetësore, subvencionim i lindjeve, funksionim i shtëpisë së pleqve dhe zgjerim për kujdesin ditor, shtimi i stafit”.

Berisha thotë se qytetarëve të Istogut do tu mundësohet komunikim me kryetarin në çdo kohë, e po ashtu edhe me gjithë zyrtarët komunalë.

“Kemi menduar për turizmin, kemi menduar për qeverisjen me qytetarin nga diaspora, do të bëjmë një drejtorë të diasporës që do të udhëhiqet nga një bord i diasporës, edhe ndër të tjera do të ketë edhe shërbime në distancë për qytetarët në mërgim. Përkrahja e bujqve dhe blegtorëve, kemi llogaritë këtu ndërtimin e rrugëve fushore, kanale të ujitjes dhe kanalizime, krejt çka ka nevojë oaza bujqësore, dyfishim i grandeve, stimulim i krijimit të shoqatave dhe aktiviteteve bujqësore, të minikooperativave të përbashkëta të bujqve.”

You may also like