Për nesër janë paralajmëruar katër protesta duke filluar nga ora 13:00

by admin
Spread the love

Bllokada në mbarë vendin nga nesër në orën 13.00 ka paralajmëruar sonte VMRO-DPMNE para Kuvendit, ku ka protestuar për të gjashtën ditë radhazi kundër propozimit francez për heqjen e vetos bullgare dhe zhbllokimin e integrimeve evropiane të Maqedonisë.

“Nesër vazhdojmë me bllokada në mbarë Maqedoninë. Në 4 vende, në Shkup para Qeverisë, si dhe bllokimi i rrugëve kryesore Shtip Veles, Strumicë Radovish dhe Pletvar Prilep.

I bëjmë thirrje masës që t’i thotë JO ultimatumit për bullgarizimin e Maqedonisë, JO brutalitetit dhe komisariateve, PO të ardhmes së Maqedonisë. Të shtunën nuk do të ketë protesta në shenjë respekti për bashkëqytetarët myslimanë që festojnë festën. Vazhdojmë të protestojmë masivisht në Shkup, të dielën në orën 19:00 para Qeverisë”, u tha në njoftim.

You may also like