Për më shumë se 60 minuta Berisha vijon marrjen në pyetje, shkon në Prokurori edhe Flamur Noka

by admin
Spread the love

Ka mbërritur në prokurorinë e Tiranës deputeti Flamur Noka, i cili do të merret në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për protestën e 8 Janarit.

Ndërkohë që për më shumë se 60 minuta vijon marrja në pyetje e Berishës nga vetë drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Noka ka qenë i vetëm në momentin kur është futur në ambientet e prokurisë, ndërkohë që nuk ka harruar simbolin e dy gishtave.

Në protestën e 8 Janarit, e cila u mbajt në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, nuk munguan aktet e dhunës nga protestuesit, ndërkohë që nga mbështetësit e Bashës u hodhë një sasi e madhe e lëndëve tymuese.

Ditën e djeshme gjykata la të lirë të gjithë personat e arrestuar ditën e protestës, me pretendimin se ndaj tyre nuk kishte prova të mjaftueshme për ngritjen e akuzave.

You may also like