‘Për kohë të vështira duhet i dashuri’, motra e Oltës ironizon Luizin dhe Kiarën

by admin
Spread the love

Motra e Olta Gixharit, gazetarja e njohur, Gerta Gixhari ka qenë në qendër të mediave dhe opinionit publik për deklaratat e saj të forta për disa nga konkurrentët e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP. Së fundmi, ajo ka gjetur mundësinë të ironizojë një nga banoret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Kiarën.

Moderatorja është në një nominim të fortë këtë javë, përballë motrës së Gertës, pikërisht me Oltën. E pikërisht, në këtë situatë që gjendet Kiara, Gerta ka vendosur t’i kushtojë një postim në Instagram. Ajo ka shkrepur një fotografi nga televizori, ku Kiara shihet në krahët e partnerit të saj, Luizit.

“Për kohë të vështira, duhet i dashuri”- shkruan Gerta krahas fotos së publikuar në Instagram, duke nënkuptuar kështu se Kiara po rri shumë me Luizin gjatë kësaj jave që ajo është në nominim. Ashtu sikurse një pjesë e ndjekësve të këtij programi, Gerta mendon se Kiara po e përdor Luizin për lojë.

Kujtojmë që të gjatë spektaklit të së martës u zbulua se çifti më i votuar për të dalë në nominim “kokë më kokë” për këtë të shtunë ishte Kiara Tito dhe Olta Gixhari. Nëse asnjëra prej tyre nuk do të ketë biletën e kthimit, atëherë njëra prej tyre do të lërë shtëpinë e Big Brother VIP përfundimisht “Prime-n” e ardhshëm.

You may also like