Për herë të parë që nga viti 1987 çmimet “Oscar” do prezantohen nga tre gra. Zbulojini!

by admin
Spread the love

Një muaj para mbrëmjes së “Oscar” që do mbahet më 27 mars janë zbuluar emrat e prezantueseve në ‘Good Morning America’. Prezantueset do të jenë Amy Schumer, Regina Hall dhe Wanda Sykes. Treshja e zonjave me sens humori që i dallon nga të tjerët pritet ta bëjë ndarjen e çmimeve një natë për t’u mbajtur mend. “Ne duam që njerëzit të përgatiten për të kaluar një kohë të mirë. U bë shumë kohë”, thanë zonjat në një deklaratë.

Producenti Will Packer ka shtuar gjithashtu: “Shfaqja e këtij viti ka të bëjë vetëm me bashkimin e dashamirësve të filmit. Ne kemi zgjedhur tre nga gratë më dinamike dhe gazmore. E di që argëtimi që do të sjellin Regina, Amy dhe Wanda do të përkthehet edhe tek audienca jonë. Prisni të papriturën”,- tha ai.

Kjo është hera e parë që nga viti 1987 që tre moderatorët e Oscar do të jenë vetëm gra!/revistawho.com

You may also like