Për herë të parë pas ndarjes Gigi poston një foto të rrallë të Zayn dhe vajzës – Shqip

by admin
Spread the love

Dje, në Ditën e Baballarëve, (19 qershor) Gigi Hadid, uroi të atin, por nuk harroi të përgëzonte as babain e vajzës së saj, që prej pak muajsh është kthyer në ish-partnerin e saj.

Përmes një postimi në Instagra, Hadid fillimisht publikoi një foto bardh e zi ku shfaqej i ati teksa e puthte dhe në foton tjetër, Zayn Malik dhe këmba e vogëlushes Khai.

“Gëzuar Ditën e Baballarëve babit tim të ëmëbl. Të dua!”- shkruan Gigi për të vazhduar me…”Edhe babit të Khai-it gjithashtu!”

Në foto dukeshin vetëm këmbët dhe krahët e Zayn të mbuluar nga tatuazhet dhe vogëlushja pranë tij.

Kjo është nga herët e rralla që modelja poston ndonjë detaj të vogëlushes dhe mbi të gjitha, diçka për Malik.

Dyshja u ndanë në tetor të 2021-it dhe thuhet që shkak u bë situata e tensionuar dhe konflikti mes Zayn dhe nënës së Gigi-it, Yolanda Hadid. Që prej asaj kohe, Gigi nuk ka dhënë asnjë detaj rreth tij apo marrëdhënies së tyre, por urimi është shenjë e qartë që ish- çifti janë në paqe duke bashkëprindëruar ose ose..një rikthim i mundshëm mund të ketë ndodhur dhe bota thjesht, s’di ende asgjë.

You may also like