Për herë të parë në histori, më shumë katolikë se protestantë në Irlandën e Veriut

by admin
Spread the love
Nderimet për Mbretëreshën në Belfast

Numri i katolikëve në Irlandën e Veriut tejkalon numrin e protestantëve, për herë të parë që nga krijimi i provincës britanike 101 vjet më parë, sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021 që disponohen sot.

Sipas këtyre të dhënave, 45,7 përqind e popullsisë së Irlandës së Veriut është katolike ose e rritur në një mjedis katolik, 43,5 përqind janë protestantë, ndërsa 9,3 përqind nuk i përkasin asnjërit prej këtyre dy grupeve.

Përmbysja historike vjen pesë muaj pasi Sinn Féin, shtylla kryesore e partisë nacionaliste katolike, fitoi zgjedhjet rajonale për herë të parë në historinë e saj, duke i dhënë shtysë propozimit të saj për të thirrur një referendum mbi ribashkimin irlandez.

Pas Luftës së Pavarësisë (1919-1921), Mbretëria e Bashkuar e ndau ishullin në dy juridiksione, në provincën e Irlandës së Veriut dhe në shtetin e Republikës së Irlandës, një zgjidhje që i hapi rrugën gati një shekulli tensioni dhe konflikti të armatosur midis dy komuniteteve.

Marrëveshja e paqes në vitin 1998 i dha fund zyrtarisht konfliktit dhe që atëherë numri i protestantëve ka ardhur duke u zvogëluar vazhdimisht, nga 53 përqind në 2001 në 45.7 përqind në 2021.

Në këtë regjistrim të fundit u trajtua edhe çështja e identitetit kombëtar, dhe 31.9 përqind e popullsisë deklaruan se e konsiderojnë veten “vetëm britanikë”, ndërsa 8 përqind zgjodhën opsionin “britanikë dhe irlandezë të veriut”.

You may also like