Për fitoren 300 mijë euro/ Liga e Kombeve, në datë 24 ndeshemi me Izraelin, në 27 me Islandën

by admin
Spread the love

Kombëtarja do të luajë mbrëmjen e së shtunës ndaj Izraelit në transfertë me synimin për të marrë 3 pikët.

Kuqezinjtë kanë disa mungesa, por do të kërkojnë të marrin 3 pikët e kësaj sfide për të rritur shanset e tyre për një vend të parë të mundshëm në grup. Për të përforcuar rëndësinë që ka kjo ndeshje për kuqezinjtë Komitetit Ekzekutiv ka vendosur prej rreth 300 mijë eurosh për fitoren e këtij takimi, duke rritur nga 6 në 16 mijë euro për fitoren. Dhe në të vërtetë një vend i parë në Ligën B do të thotë 50% kualifikimin për në europianin e ardhshëm.

Sa i përket konferencës për shty të radhës, mesditën e së martës ishte mesfushori Klaus Gjasula.

Megjithatë edhe Izraeli ka mungesat e tij në këtë përballje me kombëtaren tonë, por Gjasula theksoi se futbollistët nuk duhet të fokusohen te kundërshtarët  pasi është e rëndësishme që Kombëtarja të marrë 6 pikët në këto dy ndeshje.

Edhe Kristjan Asllani shprehu besimin se kombëtarja i ka shanset për të marrë 3 pikët ndaj Izraelit dhe se ai vetë në këtë moment po mendon vetëm për kombëtaren dhe jo për klubin e Interit.

Kombëtarja shqiptare do të luajë me Izraelin në 24 shtator në Bloomfield Stadium, ndërsa në 27 shtator ajo do të presë Islandën në Air Albania Stadium, sfida këto që do të transmetohen në platformën Digitalb.

 


Top Channel

You may also like