“Për Edin”, Arbana zbulon dhuratën e ëmbël që i bëri partnerit për premierën e filmit (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Regjisori i njohur i dy nga programeve më të ndjekura në Shqipëri, “Big Brother Albania VIP” e “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj ka prezantuar filmin e tij më të ri, me metrazh të gjatë, “Sofia”. Para pak netësh, në premierën e filmit ai mblodhi familjarë e miq të shumtë, një pjesë e të cilëve janë edhe personazhe të njohur në botën rozë shqiptare.

E sigurisht, nuk mund të mungonte krah tij, as partnerja e tij, nëna e dy fëmijëve, moderatorja e njohur, Arbana Osmani. Sipas asaj që ka treguar edhe Eduarti në daljet e tij publike, ajo ka qenë një mbështetje shumë e madhe për të. Në premierën e filmit, Arbana i ka bërë partnerit të saj një dhuratë vërtetë të veçantë.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjete sociale, e pyetur se çfarë dhurate i kishte bërë Edit, ajo na tregoi se i kishte dhuruar një buqetë me trëndafila të kuq, të shoqëruar me një pusulë ku shkruhet “Për Edin”. Një dhuratë që ka kaq shumë dashuri brenda, e që me siguri edhe Edi e ka pëlqyer shumë.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë kthyer tashmë në një nga çiftet më simpatikë të showbiz-it shqiptar. Shumë shpesh, ata janë edhe pjesë e rëndësishme e rubrikës së lajmeve rozë në mediat online, e kryesisht vitin e fundit, që duket se ka qenë shumë i suksesshëm për të dy.

You may also like