Për dy muaj janë lëshuar 200 pasaporta në Ambasadën në Vjenë

by admin
Spread the love




Prej 20 tetorit që kur hyri në funksion stacioni bazë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Vjenë, Diaspora jonë në Austri pajiset me dokumente të reja udhëtimi me procedurë të shkurtuar, e cila tani nuk zgjat më shumë se një muaj.

Siç kumton MPJ-ja, deri më tani 330 shtetas tanë u fotografuan, 200 prej të cilëve tashmë i kanë marrë pasaportat e reja biometrike. Sipas ambasadorit, Nenad Kolev me procedurën e re për lëshim mobil të pasaportave, u zhdukën radhët e gjata të shtetasve tanë të cilët prisnin para Ambasadës.

“Diaspora në Austri e përshëndeti vendosjen e stacionit bazë për marrjen e të dhënave biometrike të qytetarëve për pasaporta, në hapësirat e Ambasadës në Vjenë dhe e vlerësoi si një hap shumë të mirë. Me këtë, procedura për marrjen e pasaportave të reja, të cilat edhe më tej përpunohen në Shkup, shkurtohet në vetëm një muaj, nga gjashtë muaj sa zgjaste në kushte normale, ose nëntë muaj sa zgjaste në kohën e Koronës. Njëherë thuajse u zhdukën radhët e mëdha të qytetarëve tanë që prisnin para njësisë konsullore të Ambasadës për dokumente udhëtimi”, theksoi Kolev.

Njëherë edhe diaspora shprehu lëvdata.


You may also like