Për çfarë ankohen çiftet? Kur ta mësoni do thoni “të tilla halle paçim të gjithë”

by admin
Spread the love

Së fundmi po vihet theksi shumë tek komunikimi sidomos për çiftet e martuara, ose që kanë një kohë të gjatë në një marrëdhënie. Por edhe pse shumë e dimë që të flasësh zgjidh çdo problem, një pjesë e mirë e partnerëve ngurojnë të nisin një diskutim sepse kanë ‘frikë’ nga ankesat.

Por për çfarë ankohen çiftet? Disa prej rasteve më të çuditshme po ua listojmë më tej…

“Ish-bashkëshorti im ankohej se omleta që gatuaja unë ishte shumë e fryrë”!

“Gruaja ime ankohet se përdor shumë letër higjenike”!

“Mamaja ime ankohet se babi e ndjek nëpër shtëpi me protezat e vëna duke i kënduar e duke u përpjekur ta puthë”.

“Një mikesha ime më ankohej shpesh se bashkëshorti e pyeste përherë çfarë donte të porosiste për të ngrënë. Ajo dëshironte që ai ta dinte vetë çfarë i hahej asaj”.

“I dashuri im ankohet shumë për macen time, por më pas e kap duke e perqafuar”.

“Ime më ankohet se babai nuk pëlqen ushqime të caktuara. E keqja në këtë mes është që ajo vet i do shumë, prandaj gatimi i tyre kthehet në problem”.

“Sa herë gruaja më ankohet për qimet e mjekrës në lavaman, i tregoj foton e flokëve të saj që bien në dush”.

“Gruaja ime ankohet se të gjitha kartat e saj të kreditit janë në një ngjyrë. Të gjitha janë SILVER”.

Si përfundim, të tilla halle paçim!/revistawho.com

You may also like