Për birrë 1 paund në Shqipëri…/ Shqiptarët “pushtojnë” jugun e Anglisë, britanikët jugun e Shqipërisë

by admin
Spread the love

Dukshëm nuk ka vetëm shqiptarë që “pushtojnë” sipas Ministres së Brendshme britanike jugun e Anglisë, por edhe britanik sipas një gazete angleze, që pushtojnë jugun e Shqipërisë, njësoj si edhe shqiptarët, për një jetë më të mirë.

Britanikë të varfër po dynden drejt Shqipërisë këtë dimër, kur faturat e energjisë kanë kapur qiellin, dhe ku jetesa është shumë me e lirë, shkruan gazeta The Daily Star e cila, raporton kundër rrymës së thuajse gjithë medieve britanike që nuk po lënë lajm dhe detaj për të shkruar sa më zi për gjithçka shqiptare.

Shumica e britanikëve po shfrytëzojnë  fluturimet e lira drejt Shqipërisë deri ne 24 sterlina  ku tetë linja ajrore fluturojnë drejt Shqipërisë , madje ata shfrytëzojnë edhe hotelet  e lira, në këtë vend me klimë  mesdhetare dhe diell gjithë vjetor.

Ekspertët e industrisë së udhëtimeve  thonë se vihet re një rritje  e udhëtimeve drejt Tiranës ku kostoja e jetesës është 64 përqind më e lirës se në Britani shkruan The Daily Star.

Një birrë kushton 1 paund , ndërkohë që një apartament  me tre dhoma  ne buzë të detit kushton 280 pound ne muaj. Hotelet me 5 yje  kushtojnë  deri ne 30 paund nata. Një pensionist  që citon The Daily Star, thotë se “ kam ardhur se është shumë më lirë dhe më mirë se në Britani ne dimër veçanërisht në ditët tona.” Pensioni im britanik më del e më tepron në fund të muajit. E thjesht fare”.

Ndërkohë një eksperte e udhëtimeve kulturore shton se; “Një nga gjërat më të bukura të Shqipërisë është të huajt mirëpriten nga vendasit dhe Shqipëria është vendi më miqësor që mund të vizitoni, përveçse është vendi më pak i rrezikshëm, por të huajt duhet të marrin pantallona me llastik, pasi kulinaria shqiptarë është fantastike dhe absolutisht e përballueshme”, shkruan The Daily Star.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like