Për 4 muaj Tetova me 200 nxënës më pak!

by admin
Spread the love





Vetëm në katër muaj rreth 200 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore nga qyteti i Tetovës janë shpërngulur jashtë vendit. Kjo nënkupton se janë shuar rreth 8 paralele. Nga sektori për veprimtari komunale thonë se këto të dhëna janë  shqetësuese  pasi që shkollat  janë duke ngelur pa nxënës.

“Me fillimin e gjysmë vjetorit të dytë në shkollat e mesme kërkuam informacion nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme se sa nxënës kanë marrë fletëshpërngulje, ku nga informacionet nga shkollat fillore kanë marrë 143 nxënës, ndërsa nga shkollat e mesme fletëshpërngulje kanë marrë 59 nxënës  dhe në qoftë se këta numra i përllogaritim në numër të paraleleve, duke marrë minimum prej 25 nxënës në një paralele, i bie që kemi tetë paralele më pak”, tha Nazmi Dauti, sektori për Arsim.

Vetëm në shkollën e mesme të mjekësisë janë shpërngulur 8 nxënës në gjysmë vjetorin e parë, ndërsa  nga janari deri në fund të vitit 2022 janë shpërngulur edhe 13 nxënës, tregon drejtori i shkollës Binaz Pajaziti.

“Nga shtatori në dhjetor në shkollën tonë janë shpërngulur tetë nxënës dhe nëse e marrim vitin paraprak që është nga janari në dhjetor është 21 në total, tetë janë nga shtatori dhe 13 janë nga janari në qershor”, tha Binaz Pajaziti, drejtor i shkollës.

Ka raste që në shkollat e Malësisë së Tetovës janë mbyllur paralele për shkak të mungesës së nxënësve, ndërsa ky fenomen ndodh në shumë qytete të vendit, ku familjet shpërngulen bashkë me fëmijët drejt vendeve të perëndimit për standard më të mirë jetese.







Artikulli paraprakBullgari, rezerva për situatën e sigurisë gjatë shënimit të 4 shkurtit




You may also like