Pep Guardiola refuzon Brazilin – Shqip

by admin
Spread the love

Pep Guardiola ka refuzuar mundësinë për të drejtuar Kombëtaren Braziliane të Futbollit. Tekniku 51-vjeçar ishte ndër kandidatët potencial për të pasuar Tite në këtë post, por duket se qëndrimi te Manchester City është parësor për të ardhmen.

Sipas asaj që raportojnë mediat botërore, tekniku që në të shkuarën ka trajnuar Barcelonën dhe Bayern Munich e shikon të largët ditën e largimit nga “Etihad Stadium”. Mundësia për të firmosur me Brazilin, një nga kombëtaret më të mëdha në botë nuk e ka joshur spanjollin, që konsiderohej si ideali për të zëvendësuar Tite, i cili dha dorëheqjen pas Kupës së Botës 2022.

Negociator në këtë pistë ka qënë sulmuesi legjendar i Seleçao, Ronaldo. Fenomeni iu drejtua agjentit të Guardiolës, Pere, për të parë nëse spanjolli do të ishte i interesuar për pozicionin vakant.

Sidoqoftë, kërkesa e Ronaldos u refuzua, me Guardiolën që dëshironte të vazhdonte në Etihad të paktën edhe për dy vite të tjera, pasi kishte nënshkruar një zgjatje të kontratës me Cityn në Nëntor që e lidh atë me kampionët e Premier Ligës deri në vitin 2024.

Klan News

You may also like