Peng i habit të gjithë: Kam jetuar në liri të plotë, ka qenë keqkuptim

by admin
Spread the love

Tenistja kineze, Peng Shuai, i çuditi të gjithë me deklaratën e fundit se “ajo kurrë nuk ka akuzuar askënd për abuzim seksual” dhe se postimi i saj në rrjetin social Weibo, më 2 nëntor, ishte një “çështje private” për të cilën njerëzit kanë “keqkuptime”.

Kurrë nuk kam thënë apo shkruar se dikush më ka sulmuar seksualisht. Dua ta theksoj këtë për ta sqaruar”, tha tenistja, e cila ndodhej në Shangai si pjesëmarrëse në një event së bashku me “yje” të tjerë të sportit kinez, si ish-basketbollisti Yao Ming.

Në deklaratën e saj të nëntorit, në Weibo, një rrjet i ngjashëm me Twitterin, Peng zbuloi se kishte një lidhje dashurie të ndërprerë me ish-zëvendëskryeministrin kinez, Zhang Gaoli, të cilin e akuzoi se kishte abuzuar seksualisht me të në një rast.

Debati për marrëdhënien e Peng dhe Zhang u censurua shpejt në rrjetet sociale kineze dhe postimi origjinal (“atë pasdite nuk pranova dhe qava gjatë gjithë kohës”) u fshi. Peng u zhduk nga qarkullimi për disa javë, duke shqetësuar komunitetin e tenisit dhe jo vetëm.

Peng habitet kur gazetarja e pyet nëse ajo ka qenë “e lire” shtëpinë e saj në Pekin: “Pse duhet të më mbajnë në vëzhgim? Kam qenë në liri të plotë, në shtëpi”.

Peng pati një video-telefonatë me Thomas Bach, presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), teksa u shprehur se ishte mirë dhe se ishte në Pekin, duke këmbëngulur edhe një herë që të respektohej privatësia e tij.

Megjithatë, WTA vendosi më 1 dhjetor të pezullojë turnetë që zhvillon në Kinë për shkak të paqartësive dhe mistereve që kanë mbuluar këtë ngjarje./supersport/


Top Channel

You may also like