Pendarovski takoi Shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë Shqiptare

by admin
Spread the love

Presidenti Stevo Pendarovski ka pritur në një takim Gjeneral-Majorin Bajram Begaj, Shefin e Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në RMV – thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Kabineti i Presidentit të shtetit.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin dypalësh ushtarak mes dy vendeve, ku u theksua se ekziston potenciali për përparime në periudhën e ardhshme.

Si shembull të mirë të bashkëpunimit, bashkëbiseduesit kanë theksuar pjesëmarrjen e dy Armatave në aktivitete të përbashkëta stërvitore, me çka përforcohet dhe ngritët niveli i trajnimit dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të armatave. Ata shpresojnë se bashkëpunimi mes dy armatave do të thellohet në të ardhmen dhe do ta arrijë shkallën e bashkëpunimit që dy vendet e kanë në nivelin politik dhe ekonomik.

Presidenti Pendarovski pret që RMV-ja dhe Shqipëria, si fqinj dhe anëtare fuqiplotë në NATO, do të vazhdojnë t`i harmonizojnë qëndrimet e tyre në kontekst të bashkëpunimit në Aleancë.

Në këtë takim është biseduar edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të nismave rajonale, që janë në drejtim të përparimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Lexo lajme interesante

You may also like