Pendarovski takoi koordinatorn global për antikorrupsion të DASh Richard Nephewn, u bisedua për korrupsionin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim Richard Nephew, koordinator global për antikorrupsion në Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Në takim u diskutua për tema aktuale që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjet e shtetit për të krijuar një sistem efikas për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, transmeton Portalb.mk.

Në takim, presidenti Pendarovski theksoi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit, në çdo nivel, përfshirë edhe korrupsionin e lartë, është jashtëzakonisht e rëndësishme në përpjekjet për ndërtimin e sundimit të ligjit dhe për të fituar besimin e qytetarëve në institucione.

Presidenti Pendarovski tregoi gatishmërinë e shtetit, në përputhje me prioritetet nacionale, që të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në në përpjekje për të luftuar korrupsionin, dhe në funksion të avancimit të proceseve demokratike në shtet duke mundësuar qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit.

Në takim, presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e vlerëson lart mbështetjen dhe ndihmën që merr nga Shtetet e Bashkuara në përpjekjet e saj për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe shprehu pritjen që e njëjta të vazhdojë përmes mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve.

Kujtojmë se tema e korrupsionit në vend, kohëve të fundit është bërë mjaft aktuale. Për të njëjtën përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach tha se qytetarët e Maqedonisë e perceptojnë korrupsionin si një nga problemet kryesore në vend dhe qeveria duhet të tregojë se po përballet me këtë problem.

Ndërkohë edhe ambasadori evropian David Geer theksoi se nuk ka tolerancë dhe nuk bëhet fjalë për identifikimin e individëve, por për ndryshimin e sistemit.

Lidhur mbi këtë temë janë deklaruar edhe ambasadoret e ShBA-së, Suedisë dhe Gjermanisë. Ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler tha se “forcimi i gjyqësorit në vend, në të gjitha nivelet, është prioritet kryesor për Ambasadën amerikane, për mua personalisht dhe për Uashingtonin”.

Nga ana tjetër ambasadorja e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ami Larson Jain, vendi i së cilës është kryesues aktual i BE-së, në një intervistë për MIA-n tha se korrupsioni është gërryes për shoqërinë dhe se vendi duhet të merret me të dhe klientelizmin për të parandaluar daljen e të rinjve të talentuar.







Artikulli paraprakKufiri Llojan- Miratoc, temë kryesore në takimin Osmani- Daçiq
Artikulli tjetërBekteshi: Ngrirje e mundëshme e çmimeve të sheqerit, vezëve dhe orizit




You may also like