Pendarovski priti në takim homologun e tij italian, Sergio Mattarella

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Në ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake presidenti Stevo Pendarovski sot e priti presidentin e Republikës së Italisë, Serxho Matarella, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtoi shërbimi për informim i Kabinetit të presidentit, Pendarovski dhe presidenti Matarella kishin takim tet-a-tet, pas çka vijoi mbledhje plenare e dy delegacioneve.

Në fokusin e bisedimeve janë marrëdhëniet gjithëpërfshirëse dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian, aleanca në NATO dhe sfidat e sigurisë në rajon dhe në Evropë.

Presidenti Pendarovski, duke shprehur kënaqësi nga interesimi tradicional dhe mbështetja e vazhdueshme e qartë dhe pa rezervë e Italisë për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, porositi se integrimi i vendit tonë dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor në bashkimin Evropian është në interes të sigurisë dhe prosperitetit rajonal.

Pas përfundimit të mbledhjes plenare të delegacioneve, është paraparë që presidenti Pendarovski dhe presidenti Matarella të kenë konferencë të përbashkët për media.


You may also like