Pendarovski, pesimist, nuk pret zgjidhje të shpejtë me Bullgarinë

by admin
Spread the love

Kemi një fillim të shkëlqyer në fazën e re të marrëdhënieve me Sofjen, tha presidenti Stevo Pendarovski në tryezën e rrumbullakët të Këshillit të Ambasadorëve, kushtuar integrimeve evropiane.

Ai shtoi se së bashku me homologun e tij bullgar Rumen Radev, do të përpiqen të japin një kontribut pozitiv në proces. Megjithatë, presidenti nuk është optimist për një zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjes.

Më duhet të them qartë se ky është vetëm fillimi. Kjo është vetëm një fazë fillestare, në të cilën të dyja palët shprehin dëshirat e mira pasi dëshirojnë që ky proces të vazhdojë më tej. Pra, jemi larg hyrjes më thellë në proces”, tha Stevo Pendarovski – President.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, është optimist dhe beson se në një të ardhme të afërt do të jepet drita jeshile për konferencën e parë ndërqeveritare mes Shkupit dhe Brukselit, përmes një zgjidhjeje me Bullgarinë që do të jetë dinjitoze për të dyja palët.

Por njëkohësisht, përveç interesit tonë kombëtar për fillimin e negociatave, interesi ynë kombëtar është ruajtja e gjuhës dhe identitetit tonë maqedonas”, u shpreh Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, në një konferencë për media në Sofje, zbuloi se ajo dhe kolegu i saj Bujar Osmani të martën kanë biseduar edhe për çështje politike, pa u deklaruar për çfarë çështjesh bëhet fjalë.

Osmani, me ftesë të kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Antonio Milloshoski, nesër do të raportojë për dialogun me Sofjen dhe përgjigjet e Maqedonisë ndaj “Propozimit 5 + 1” bullgar. Një nga pyetjet që do të kërkohet përgjigje është se çfarë është negociuar për hyrjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë.

Duhet të jemi më konvencionalë për këtë çështje, të mendojmë më seriozisht dhe të mos nxitojmë në asnjë premtim, të cilin e shohim se kryeministri Kovaçevski i jep shumë lehtë, dhe me këtë me vetëdije ose pavetëdije nuk kupton se po i shkel qëndrimet negociuese”, deklaroi Antonio Miloshoski – deputet.

Derisa Osmani nesër do të japë llogari për negociatat në Kuvend, të njëjtën gjë do ta bëjë edhe kryeministri bullgar Kiril Petkov, para deputetëve vendas. Ndërkohë, ambasadori francez në vend Siril Bomgartner i cilësoi bisedimet Shkup-Sofje si “premtuese”.

Lexo lajme interesante

You may also like