Pendarovski: Për momentin nuk ka asnjë mundësi për të siguruar dy të tretat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love





Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se për momentin nuk ka asnjë shans për t’iu afruar shumicës prej dy të tretash në Kuvend që është e nevojshme për ndryshimin e Kushtetutës.

“Vlerësimi objektiv sot është se nuk mund të arrijmë dy të tretat për të ndryshuar Kushtetutën. Do të shohim nëse diçka do të ndryshojë në periudhën e ardhshme.

Kjo do të ndodhë në radhë të parë për të bindur ata që tani janë kundër, se nesër kur të vijnë në pushtet do të kenë të njëjtin problem nëse duan të anëtarësohen në BE, dhe nëse nuk janë pro anëtarësimit në BE, është në rregull popullit t’ua thotë sinqerisht”, ka theksuar Pendarovski sonte në “Top Tema”.

Ai përmendi se shtimi i etnive në Kushtetutë nuk do ta prishë shtetin, nëse, për shembull, shtohen malazezët, kroatët, jo vetëm bullgarët, apo ndoshta pjesë të komunitetit hebre.







Artikulli paraprakKushtet Kosovë – Serbi, jashtë OKB-së, por e njohur nga krejt BE-ja




You may also like