Pendarovski-Peach: Britania e Madhe na mbështet në çështjet kyçe që nga pavarësia jonë

by admin
Spread the love





Presidenti Stevo Pendarovski sot priti Lordin Stuart Peach, Përfaqësues Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Në takim u konfirmua partneriteti dhe miqësia e kahershme ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila reflektohet përmes mbështetjes së vazhdueshme britanike për çështjet kyçe që nga pavarësia jonë e deri më sot, dhe marrëdhëniet dypalëshe karakterizohen nga një dialog politik dinamik në nivel të lartë.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për çështjet aktuale që kanë të bëjnë me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, për bashkëpunimin dhe veprimet e dy vendeve në kuadër të Aleancës NATO, situatën e sigurisë në rajon dhe Evropë në kontekst të luftës në Ukrainë, si dhe për çështje dypalëshe nga interesi reciprok.







Artikulli paraprakDua Lipa shfaqet në momente intime me të dashurin e ri, Romain Gavras
Artikulli tjetërLidhja me Getinjon, Vivien Thano zhvendoset për të jetuar në Ferizaj




You may also like