Pendarovski: Nuk janë të mundshme sanksione më të mëdha financiare kundër Rusisë

by admin
Spread the love




Presidenti Stevo Pendarovski në emisionin “Utrinski Brifing” tha se nuk janë të mundshme sanksione të mëdha financiare kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

“Informacionet e mia thonë se një pjesë e mirë e operacioneve financohen me bitcoin, sanksione më të mëdha nuk janë të mundshme”, tha kreu i shtetit.

Pendarovski shtoi se Rusia ka në dispozicion 500 miliardë dollarë për operacionin në Ukrainë.

“Putini e ka planifikuar këtë ndërhyrje shumë kohë më parë. Vlerësimet se Putin synon të pushtojë në mënyrë specifike Ukrainën datojnë 5 muaj më parë”, tha ai.

Pendarovski beson se nuk do të ketë destabilizim në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si shtetet e fundit anëtare të NATO-s.

“Pika më e cenueshme në Ballkanin Perëndimor është Banja Lluka. Ajo që thuhet se në radhë janë Mali i Zi, Maqedonia, nuk është e vërtetë ajo që thonë influencuesit”, thonë informacionet e Pendarovskit.

Ai pretendon se komunikimi midis Milorad Dodikut dhe Vladimir Putin ishte intensiv dhe se Dodik mund të vendoste për të ashtuquajturën shkëputje e padeklaruar.

Pendarovski shton se rezervat e mallrave në Maqedoni për momentin janë brenda kufijve të përcaktuar./Telegrafi/


You may also like