Pendarovski në ceremoninë për fillimin me punë të interkonektuesit të gazit Greqi – Bullgari

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot do të qëndrojë për vizitë pune në Sofje, ku me ftesë të homologut të tij bullgar Rumen Radev, do të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e fillimit të punës komerciale të interkonektuesit të gazit Greqi – Bullgari.

Në ceremoninë, që do të mbahet në Pallatin nacional të kulturës në Sofje, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, presidentët e Azerbajxhanit dhe të Serbisë, Ilham Aliev dhe Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Greqisë dhe të Rumanisë, Kirjakos Micotakis dhe Nikollae – Jonel Çuka.

Siç kumtoi kabineti i shefit të shtetit, është paraparë presidenti Pendarovski gjatë qëndrimit në Sofje të ketë edhe takime bilaterale me Radevin dhe me Fon der Lajen.

Në kuadër të vizitës në Bullgari, siç është paralajmëruar, presidenti Pendarovski në autostradën “Struma” do të vendosë lule në vendin e aksidentit të autobusit, në të cilin më 23 nëntor 2021, jetën e humbën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Interkonektuesi i gazit Greqi-Bullgari (projekti IGB) e lidh rrjetin e përçimit të gazit natyror të Greqisë pranë qytetit të Komotinit me rrjetin bullgar të përçimit pranë qytetit Zagorë e Vjetër. Zbatimi i projektit synon të sigurojë diversifikimin jo vetëm të rrugëve, por edhe të burimeve të gazit natyror për Bullgarinë dhe rajonin më të gjerë.

Ky interkonektues ka një rëndësi shtesë për vendin, pasi do të na lejojë qasje në deponë e gazit natyror në Çilen në Bullgari, nëpërmjet të cilit mund të furnizojmë LNG (Liquified Natural Gas) nga terminali në qytetin e Aleksandropolis në Greqi, ndërsa gjatë verës kur është më lirë dhe të ruhet në Bullgari, me mundësi përdorimi në dimër kur është më e nevojshme.

Diversifikimi i burimeve të gazit natyror duhet të sigurojë sigurinë e furnizimit me gaz natyror për vendin në afat të mesëm dhe afat të gjatë, si dhe një mundësi e shkëlqyer për të rritur performancën e ekonomisë vendore, e cila mund të jetë konkurruese me vendet e rajonit.

You may also like