Pendarovski: Është i nevojshëm kthimi i besimit mes të dyja qeverive

by admin
Spread the love




Është i nevojshëm kthimi i besimit mes të dyja qeverive, që do të kontribuojë për përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe dialogut politik për çështje më të ndjeshme. Tejkalimi i paqartësive të ndërsjella është me rëndësi për zhvillimin e pandërprerë të proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, si dhe për neutralizimin e euroskepticizmit të rritur dhe tendencat negative në rajon, tha presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me kryeministrin bullgar Kiril Petkov i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Sipas Pendarovskit, fillimi i bisedimeve për Maqedoninë e Veriut paraqet përfitime të prosperitetit dhe stabilitetit në rajon dhe kjo do të ndikojë në avancimin e bashkëpunimit në ekonomi, këmbinm tregtar, ndërlidhje infrastrukturore dhe bashkëpunim në arsim, shëndetësi dhe kulturë.


You may also like