Pellegrini: Po jetojmë një ëndërr, duam që të sjellim trofeun në Romë

by admin
Spread the love

Në 25 maj në “Air Albania” do të zhvillohet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord. Nesër skuadra verdhekuqe do të vijë në Tiranë, ndërsa të mërkurën do të synojë fitojë një trofe në arenën ndërkombëtare.

Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s në prag të finales së Tiranës.

“Kemi mundësinë që të fitojmë këtë trofe, kemi shansin tu dhurojmë këtë kupë tifozëve dhe qytetit tonë: kjo është një ëndërr. Duhet ta jetojmë plotësisht dhe të kërkojmë fitoren me çdo kusht. Duam që të sjellim trofeun në Romë dhe ky është objektivi ynë në 25 maj”, ka thënë lojtari verdhekuq. / Oversport.tv

Foto: Roma Twitter

You may also like