Pellegrini nuk bind në Gjermani, mbrojtësi sërish tek Juventus që në janar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-mbrojtësi i Juventusit Luca Pellegrini, mund të rikthehet sërish tek bardhezinjtë në janar. Kjo sepse 23-vjeçari nuk ka gjetur shumë hapësira tek Eintracht Frankfurt. Pas vetëm 6-muajsh ai mund të largohet, duke mos përfunduar aventurën në Gjermani që mbaron në qershor 2023.

Sipas “Corriere dello Sport”, Pellegrini nuk ka bindur me paraqitjet e tij këtë sezon në klubin gjerman. Kjo ndoshta edhe për shkak të mënyrës së lojës ndryshe midis Serie A dhe Bundesligës. Mbrojtësi ka bërë gjithsej 14 paraqitje për Eintracht Frankfurt duke mos shënuar dhe asistuar asnjëherë në të gjitha kompeticionet.

Transferimi në Gjermani tek kampionët në fuqi të Europa League, duket se nuk ka qenë efektiv për italianin Luca Pellegrini. Ish-mbrojtësi i Juventusit u transferua tek gjermanët në këtë merkato vere në formë huazimi nga bardhezinjtë. /oversport.tv

Foto: Eintracht Frankfurt, Facebook

You may also like