Pellegrini ka një mesazh për tifozët: Ne jemi këtu për të fituar

by admin
Spread the love

Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini foli në prag të finales kundër Feyenoord në konferencën për shtyp në “Air Albania”.

“Është një finale dhe prandaj do të jetë një ndeshje vendimtare për 90 minuta. Nuk kam dëshirë të them se Roma apo Feyenoordi kanë diçka më shumë. Ne jemi këtu për të fituar. Ne do ta luajmë siç tha trajneri, duke u përpjekur të kurorëzojmë rrugën tonë të rritjes.

Një finale është ndryshe nga ndeshjet e tjera. Ajo që dua t’u them shokëve të skuadrës është thjesht një falënderim. Pavarësisht se si do të shkojë e ndeshja e nesërme, edhe nëse duam të fitojmë, do të vazhdoj t’i falënderoj për këtë vit.

Të gjithë ata janë vënë gjithmonë në dispozicion dhe ne sakrifikuam për njëri-tjetrin. Kjo është ajo që bën një grup i vërtetë dhe një ekip konkurrues. Për mua, si kapiten, kur ke ndjenjën se ke një ekip të vërtetë, gjithçka është më e thjeshtë. Duam t’i qetësojmë tifozët, Roma do të dalë në fushë nesër për të fituar”, ka thënë kapiteni i Romës. / Oversport.tv

Foto: Roma Twitter

You may also like