Pele i ”lodhur” publikon fotografi nga shtëpia, i uron Krishtlindjet

by admin
Spread the love

Edson Arantes do Nascimento ose i njohur gjerësisht si Pele, ka marrë lajme të mira duke qenë se pas disa javësh ka lënë ambientet e spitalit për t’u rikthyer në shtëpi pranë familjes.

Ai i kaloi Krishtlindjet në shtëpi, nga ku publikoi edhe fotografi nga festa e Krishtlindjeve në profilin e tij zyrtar në Twitter.

“Sot, shpresoj që edhe ju të jetoni momente dashurie, paqeje dhe uniteti, ashtu si unë. Gëzuar Krishtlindjet miqtë e mi”, shkroi Pele në Twitter.

Për fat të mirë të 81-vjeçarit edhe mjekët kanë konfirmuar se ish-futbollisti është i stabilizuar, ndërsa do të vazhdojë të marrë trajtimin e duhur për të qenë në gjendjen optimale.

You may also like