PEKIN – Xi – Lukashenkos: Ndiqni zgjidhjen tonë politike për Ukrainën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PEKIN, 1 mars /ATSH-ANSA/ – Pozicioni i Kinës për krizën ukrainase është i qëndrueshëm dhe i qartë, dhe dokumenti i pozicionit për zgjidhjen e saj synon të promovojë paqen dhe bisedimet, deklaroi presidenti Xi Jinping në një takim me homologun e tij bjellorus Aleksander Lukashenko.

“Ne duhet t’i përmbahemi drejtimit të zgjidhjes politike, të braktisim çdo mentalitet të Luftës së Ftohtë, të respektojmë shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha vendeve”, shtoi Xi.

”Duhet të ndërtojmë një arkitekturë të sigurisë evropiane të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme”, shtoi presidenti kinez. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like