Peka bën reagimin befasues: Më thoni një parti në botë që e kanë sjellë në pushtet ambasadorët?

by admin
Spread the love

Gazetari Çim Peka deklaron se Lulzim Bashën nuk e bëri kryetar të PD ish-kryeministri Sali Berisha, por e sollën rrethanat aty.

Në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Peka tha se nxitimi i Jozefina Topallit, Bamir Topit dhe të ndjerit Sokol Olldashi për të marrë drejtimin e PD shkaktuan konsumimin e figurës së tyre përpara elektoratit dhe kjo situatë favorizoi Lulzim Bashën në 2013-ën.

Gjithashtu, Peka komentoi edhe situatën aktuale brenda PD. Ai tha se Basha ka humbur çdo mbështetje brenda partisë dhe si rrjedhojë nuk është më kryetar i PD.

Reagimi i Çim Pekës:

Shqiptarët po e kuptojnë qartësisht se kush është kryetar i PD. Basha nuk ka as minimumin e mbështetjes, ka dhënë urdhër herë me Gaz Bardhin dhe herë me Alibeajn, ndërroni bravat e dyerve të PD. Kjo tregon shumë për shqiptarët se kush e drejton PD-në. Zoti Basha nuk kupton, në gjykimin politik është i vonuar. Kur kolegët më thonë Basha është i qetë, të mos jesh i qetë duhet të kuptosh, Basha politikisht nuk kupton. Ky nuk është konkluzion vetëm i imi, por e tregon ajo që ka ndodhur këto 9 vite.

Zotin Basha e sollën rrethanat në krye të PD. Të gjithë thonë e sollën Berisha. Zotin Basha përpara Sali Berishës, e ka bërë kryetar të PD, Jozefina Topalli, Bamir Topi, Sokol Olldashi, duke pasur ngut për ta në krye të PD dhe në shumë fushata më shumë se për PD, kanë punuar për të humbur që ata të jenë pasues të Berishës. Dhe këtë elektorati e kupton. Dhe kur PD humbi në 2013 këta ishin konsumuar përpara elektoratit të PD. Dy ishin alternativat, ose që të qëndronte Sali Berisha që për mua ishte e pakuptimë ose të vinte ky që ishte në radhë. Pra, nuk është se Lulzim Basha ishte më i mirë se këta dhe spikati e erdhil. Këta ishin konsumuar gjatë rrugës dhe kjo ishte e dallueshme atë kohë.

Baza e PD-së janë njerëz të lirë dhe rebelë. Ndërkohë që kryetari i tyre është mësuar që të ketë tutor mbi kokë. Kërcet shumë lideri me bazën. Baza është e formuar nga njerëz të lirë, kryetari është mësuar të ketë tutor mbi kokë. Deri në 2021, sipas tij, Sali Berishën dhe pas 2021-shin, Yuri Kimin. Nuk është se Lulzim Basha e zhduku dualizimin nëse ka patur dualizëm, por zëvendësoi Berishën me ambasadoren. Lulzim Basha nuk po thotë se unë i marr vendimet dhe Sali Berisha nuk i duhet më PD-së, por thotë se unë e mora këtë vendim se ma kërkoi ambasada dhe kjo është e panegociueshme. Pra, e pranon që ka zëvendësuar Berishën me Yuri Kim, por nuk ka zhdukur dualizimin.

Pyetja që kam për demokratët, ju duhet Sali Berisha apo Yuri Kim? Më thoni një parti në botë që e kanë sjellë në pushtet ambasadorët. Yuri Kim nuk bëri dot deputete Rudina Hajdarin e do sjellë në pushtet Partinë Demokratike? Kaq e thjeshtë është.”-shkruan Peka.

You may also like