PDK: Raporti për vendin dëshmoi paaftësinë e Qeverisë dhe mungesën e vullnetit për luftuar korrupsionin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri dhe deputetja Blerta Deliu-Kodra, në një konferencë për medie kanë folur për raportin e BE-së për Kosovën.

Tahiri dhe Deliu kanë thënë se ky raport dëshmon edhe një herë paaftësinë e kësaj qeverie për tu marrë me probremet reale të qytetarëve të Kosovës.

Raporti ka evidentuar një numër të madh të problemeve me të cilat ballafaqohet vendi, me theks të veçantë dështimin e Qeverisë me shëndetësinë, lirinë e mediave dhe kritikat ndaj tyre si dhe mungesën e vullnetit për të luftuar korrupsionin.

“Raporti vë theks në veprimet në lidhje me sundimin e ligjit, në reformat në Administratë Publike, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e deri te veprimet e mangëta për të luftuar informalitetin e ekonomisë. Shqetësuese mbetet edhe gjuha linquese që është përdorur ndaj gazetarëve”, ka thënë Deliu-Kodra.

“Sfidat e raportit për vendin janë të mëdha dhe, të njëjtat, do ti trajtojmë edhe në Kuvendin e Kosovës përmes një séance që do ta thërrasim. Raporti vërteton se nuk ka asnjë reformë të rëndësishme në aspiratën e Kosovës për integrim”, ka thënë Deliu-Kodra.

“Ne dallojmë shumë me mënyrën e të bërit opozitë me partinë në pushtet. Edhe si opozitë, kemi dhënë kontributin tonë në secilën mundësi për ti garantuar progres vendit. Prandaj, si Grup Parlamentar, ne i këmi dhënë mbështetje 30 marrëveshjeve ndërkombëtare, për dallim nga e kaluara e Vetëvendoses. Për më tepër, si opozitë ne i kemi dhënë mbështetje Qeverisë edhe për Vetingut – çka e evidenton raporti i progresit”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se edhe në reformën zgjedhore, çka raporti e vlerëson si progres, është angazhim i PDK-së që ti japin mbështetje këtij procesi.

“Të gjitha këto çështje me interes të Kosovës i kemi mbështetur që raporti të jetë më i mirë. Ndërkaq, ju e dini që Vetëvendosje vazhdimisht ka kundërshtuar reformën zgjedhore, ka refuzuar reformën në rregulloren e Kuvendit dhe mbështetjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë ratifikimin e MSA-s, vetëm që Kosovën ta nxjerr sa më keq në raportin e BE-së. Prandaj ne dallojmë shumë me ta”, ka thënë Tahiri.

Ai përmendur edhe të gjeturat e raportit të cilat shpërfaqin dështimin e Qeverisë për të mbështetur gjyqësorin.

“Kjo Qeveri nuk ka arritur të draftoj dokumente të duhura që respektojnë të drejtat e njeriut. Kjo tregon për paaftësinë e tyre në fuqizimin e sundimit të ligjit”, ka thënë Tahiri.

Në fund, ai ka komentuar edhe punën e Kuvendit, duke thënë se raporti thekson se ka një mazhorancë stabile në kuptimin e numrave, por të dobët në menaxhimin e tyre.

You may also like