PDK nuk merr pjesë në fjalimin vjetor të Presidentes: Ka dështuar dhe është jounifikuese

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës nuk do të jetë pjesë e seancës së organizuar për fjalimin vjetor të Presidentes Osmani, sepse konsideron se është tërësisht farsë dhe pa asnjë përmbajtje.

PDK-ja konsideron se organizimi i sotëm i fjalimit vjetor të Presidentes Vjosa Osmani, para deputetëve të Kuvendit, është një tjetër spektakël i pushtetit, që përmes rregullave formale të raportimit para Kuvendit, të mbulojë dështimin e mospunës së Presidentes.

“Gjuha jounifikuese, tejet polarizuese dhe përçarëse e presidentes Osmani, apo heshtja kur e ka obligim të jetë në shërbim të çdo qytetari nga frika se mos nuk është në pajtim me partnerin e saj politik, janë shembuj tipik të një personi që nuk është kredibil ta ushtrojë detyrën shtetërore që aktualisht e gëzon”, njofton Partia Demokratike e Kosovës përcjell Klankosova.tv

Shembujt për këtë janë të shumtë, përfshirë edhe ato të ndërhyrjeve në punësime të familjarëve, shkarkimeve politike dhe mosmbështetjes së punonjësve në sektorin e arsimit, atë të shëndetësisë dhe shërbyesve civilë, thuhet në reagimin e Partisë Demokratisë të Kosovës, përcjell Klankosova.tv

Grupi Parlamentar i PDK-së vlerëson se po të mos ishte prirja joparimore e këtij pushteti për të prodhuar performanca të tilla neveritëse mbase këtë ngjarje ky pushtet ka qenë e udhës ta organizojë në zyrat e  Vetëvendosjes përballë aktivistëve të kësaj partie, e jo para të deputetëve të Republikës.

Për një vit, e para e shtetit ka qenë në shërbim të të parëve dhe kundër deputetëve të Republikës së Kosovës, dhe jo vetëm.

Kujtojmë vetëm disa nga veprimet e Presidentes Osmani kundër institucioneve të pavarura të Republikës: Shkarkimi znj. Daka, ka heshtur dhe mbrojtur rastet më skandaloze korruptive si ai i Martin Berishaj, ajo nuk ka qenë transparente as gjatë deklarimit të pasurisë së saj, nuk ka mbrojtur interesat e sindikatave dhe qytetarëve, nuk ka bërë as të vetmen përpjekje për të instaluar dialogun social dhe institucional në Kosovë. Me miq ndërkombëtarë është sjellë me arrogancë dhe nuk e ka as edhe një vendosje të marrëdhënieve diplomatike ndërkombëtarisht. Në nivelin kombëtar, me Shqipërinë është sjellë si grindavece partiake duke dështuar kështu në përfaqësimin vëllazëror të Kosovës dhe Shqipërisë. Znj. Osmani, përkundër faktit që vet është një grua, nuk ka bërë as të vetmin hap drejt fuqizimit të lidershipit të grave në Kosovë, përkundrazi në mesin e tyre ka shkaktuar përçarje, duke avancuar vetëm gratë e pushtetit dhe partisë së saj fantome GUXO.

Presidentja asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare. Në kompetencat e saj që i takojnë, ajo nuk ka vepruar për sigurinë. Për Veriun dhe qytetarët atje nuk gjeti kohë për vizitë, përpos sa ishte në fushatë për LVV, etj.

Për këto dhe shumë arsye të tjera të njohura për qytetarët, PDK refuzon të marrë pjesë në këtë seancë.

Qëllimi ynë është ruajtja e integritetit të institucionit të Presidencës në Kosovë.

You may also like