PDK kritikon Kurtin për mungesë plani energjetik – AKB thotë se bizneset humbën 1 milion € në ditë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), kanë adresuar kritika në drejtim të Qeverisë, pasi siç thonë nuk po i merr seriozisht paralajmërimet për krizë energjetike gjatë dimrit, raporton Ekonomia Online.

Ata thonë se problemi
energjetik do të shumëfishohet gjatë sezonit vjeshtor dhe dimëror, teksa thonë se
kriza energjetike do t’i dëmtojë tej mase bizneset.

Për paralajmërimet
për krizë, nuk kanë dashur të flasin nga partia në pushtet, Lëvizja
Vetëvendosje.

Nga Partia
Demokratike e Kosovës, deputeti Ferat Shala, deklaron se Qeveria Kurti nuk po i
adreson me kohë këto probleme.

Shala për Ekonomia
Online thotë se ekzekutivi nuk ka ide të qartë për përmirësimin e sektorit
energjetik.

“Ne nuk kemi as një
lloj investimi substancial sa i përket as mirëmbajtjes e as planifikimit afat
shkurt e as afatmesëm, ne nuk kemi tashme as strategjinë e shumë premtuar, ne
nuk kemi as një veprim juridik në përmirësimin e legjislacionit, ne nuk kemi
asnjë ide se si do te shkoj sektori energjetik jo vetëm këtë vit por edhe vitin
e ardhshëm”, u shpreh Shala.

Shala për Ekonomia
Online, shprehet i bindur se kriza energjetike në Kosovë do të jetë e madhe.

Ai shprehet i
habitur sesi Qeveria në këtë mandat nuk ka ndërmarr masa konkrete për sektorin
energjetik.

“Ne përveç pjesës
se zhurmës së madhe që ka bërë kjo qeveri me çështjen e blerjes së baterive, që
nuk kanë as një ndikim  se paku në planin
afat-mesëm dhe afat shkurtë në Kosovë do të thotë nuk kemi as një veprim
konkret që kanë bërë, pra janë jashtë loje sa i përket kuptimit menaxhues.
Është vërtet për të ardhur keq se si ka mundësi një qeveri pothuajse afër një
vit e gjysmë se i ka mbush nuk ka as një veprim konkret ekonomik dhe zhvillimor
për të  dalë nga kriza energjetike.
Definitivisht po, e them me keqardhje por do të jetë dimër i vështir dhe me
probleme të mëdha sa i përket çështjes së ndriçimit dhe ngrohjes”.

Ndërsa kryetari i
Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, u shpreh se Kosova i ka humbur
disa shanse për ta tejkaluar njëherë e përgjithmonë krizën energjetike.

“Paralajmërimet
janë që do të ketë vështirësi në furnizim me energji elektrike, prapë këtu
Kosova është duke e parë këtë vetëm si paralajmërim por jo një realitet që mund
të ndodh. Kosova kishte mundësi që krizën energjetike ta zbuste në disa
momente: e para kur janë dhënë projekte të ndryshme për një termocentral të ri
që nga viti 2004 e këndej dhe së fundmi me dështimin e marrëveshjes me
Countur-Global”, u shpreh Shahini duke përmendur kërkesat e shteteve të rajonit
për të marrë thëngjill nga Kosova.

Ndërsa për kohën sa
Kosova u përballë me reduktime, Shahini thotë se bizneset shpenzuan mbi 1
milion euro në ditë.

“Bizneset në reduktimet e mëhershme që kanë qenë, kemi pasur një studim të shpejtë të cilat kanë shpenzuar mbi 1 milion euro në ditë për gjeneratorë dhe derivate”, u shpreh Shahini.

You may also like