PDK: Konjufca në mënyrë arbitrare ndërpreu seancën kur erdhi pika për Trustin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën, se qëllimisht ka ndërprerë seancën e sotme, pikërisht kur në rend dite ishte votimi i Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie pas ndërprerjes së
seancës, shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo është bërë
qëllimisht vetëm për ta penguar këtë votim, ndonëse tha se në sallë ishin 80
deputetë.

“Tash e një kohë, mazhoranca po i gjejnë metoda për ta penguar votimin e Trustit. Ju e dini që një kohë që një iniciative ka filluar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e cila ka qenë një artikulim i qytetarëve të Kosovës, prandaj me javë të tëra është gjetur për ta penguar votimin, sikurse edhe sot që në mënyrë arbitrare pikërisht kur ishim te pika e votimit të Trustit. Pra nëse do të ndërpritet seanca, e vendos vetë seanca me mocion procedural, pra ishin në sallë më shumë se 80 deputetë”, tha ai.

You may also like